Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 66-vjeçari paraditen e sotme në zonën e Plazhit, në Durrës. Sipas burimeve policore, 26-vjeçari Aldi Talelli, taksist, ka tentuar të parkojë automjetin për të marrë një pasagjer, por ka humbur kontrollin mbi të. Taksia u lëshua mbi trotuar duke marrë para si dallgë dhe përplasur në mur 66-vjeçarin (Fezi Dine), i cili po ecte qetësisht, bashkë me persona të tjerë.