Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në lagjen Çlirimi në Lushnje. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre ku flakët janë shtuar duke iu afruar banesave, e duke depërtuar deri në oborr. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila për një periudhë të shkurtër bëri të mundur lokalizimin e zjarrit. Policia e Lushnjës, e cila erdhi në vendngjarje nisi hetimet për këtë zjarr ku paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.