Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka. Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, tha se fillimisht janë evidentuar dy vatra, për të cilat është kërkuar ndërhyrje nga ajri.