Ende pa e marrë veten nga tërmeti i parë, afganët në perëndim të vendit u zgjuan nën dridhjet e dhunshme të tokës që kanë mbjelle tmerr e panik në zonë. Vetëm pak ditë më parë, një tërmet i magnitudës 6.3 vrau më shumë se 2.000 njerëz dhe rrënoi fshatra të tëra.