Top Channel/ Tjetër i vrarë në Minneapolis. Tensionohet situata pas protestave që nisën që prej 7 janarit
24/01/2026 23:23

Një 37-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të emigracionit në Minneapolis, duke shkaktuar reagime të forta politike dhe protesta në rrugët e qytetit. Sipas autoriteteve lokale, viktima ishte një banor i Minneapolisit, i bardhë dhe besohet të ketë qenë shtetas amerikan. Të shtënat ndodhën mes valës së protestave të përditshme në Tëin Cities të nisura që prej 7 janarit kur u qëllua 37-vjeçarja Renee Good, e cila u vra kur një oficer i Imigracionit dhe Doganave i drejtoi armën ndërsa ajo ishte në timonin e automjetit të saj. Të shtënat e së shtunës u zhvilluan pak më shumë se një milje larg vendit ku u qëllua Good. Sipas BBC agjentët federalë u përpoqën ta “çarmatosnin” individin, i cili “rezistoi me dhunë”.Sipas policisë përdorimi i forcës vdekjeprurëse ndodhi gjatë një përpjekjeje për ta neutralizuar situatën, duke e paraqitur veprimin si vetëmbrojtje nga ana e oficerëve. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vazhdim dhe se nuk janë bërë publike të gjitha detajet rreth rrethanave të sakta të incidentit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme politike. Presidenti Donald Trump akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolisit dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Ëalz, duke thënë se ata po nxisin një “kryengritje” përmes kritikave ndaj agjentëve federalë dhe mbështetjes së protestave. Nga ana tjetër, guvernatori Ëalz e quajti incidentin “një tjetër të shtënë të tmerrshme nga agjentë federalë” dhe konfirmoi se ka komunikuar me Shtëpinë e Bardhë për situatën. Ai kërkoi transparencë të plotë dhe llogaridhënie, duke theksuar shqetësimin për përdorimin e forcës nga agjencitë federale brenda qyteteve amerikane. Pas incidentit, demonstrues janë mbledhur në disa zona të Minneapolisit. Pamjet nga terreni tregojnë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe shmangie të dhunës. Ngjarjet e fundit kanë rihapur debatin mbi rolin e agjentëve federalë të emigracionit, përdorimin e forcës dhe marrëdhëniet mes pushtetit federal dhe autoriteteve lokale, në një klimë politike tashmë të polarizuar në Shtetet e Bashkuara.

Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
DIGITALB DIGITALB