Top Channel/ “Tiranën e drejtojnë të pavotuarit”! Veliaj shpërthen në gjykatë: Kam 500 ditë këtu
19/06/2026 19:47

Në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, kryebashkiaku i Tiranës ngreu tonet ndaj gjyqtarit. Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, ai u shpreh se Ols Dado nuk e ka mbaruar magjistraturën, ndërsa u ndal te drejtimi i Tiranës, që sipas tij, prej 500 ditësh po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar njeri. “Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush. Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë. Ju e dini që ai e ka marrë shkollën me pesa. Nuk ka asnjë dosje. Është qokë. Edhe Bamir Topi doli dhe tha hapur se bëhej fjalë për një qokë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit. Ju jeni zoti i seancës. Si qenka KLGJ-ja? Atëherë, kot që jemi këtu. Nëse KLP thotë se kemi bërë prokuror noterin me pesa që shkatërroi jetën e një njeriu, kush e përfaqëson tani KLP-në? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen minimale që të jep ligji.”, u shpreh Veliaj.

Top Channel/ Protesta në ditën e shtatë. Të rinjtë grumbullohen sërish, policia nis shoqërimet
19/10 16:37
Top Channel/ Protesta nis me gurë, gaz dhe ujë. Protestuesit sulmojnë gjykatën e Apelit
19/10 16:37
Top Channel/ Tentoi të vidhte një bankomat gjatë trazirave të protestës, identifikohet autorët
19/10 16:21
Top Channel/ “Nuk ju vjen turp”, protestuesit para Kryeministrisë i hedhin dollarë policisë
19/10 16:21
Top Channel/ Tensione pranë qendrës dhe tym! Arrestime të të rinjve, një polic i lënduar
19/10 16:02
Top Channel/ Berisha, akuza ndaj SPAK. Pas paraqitjes në prokurori, kërkon vijimin e protestave
19/10 15:39
Top Channel/ NATO demostron forcën në Shqipëri. 8 anije stërvitjen afër Karaburunit e Sazanit
19/10 15:39
Top Channel/ Haxhiu: Dëgjoni protestuesit. Kërkon ndaljen e dhunës nga të dyja palët
19/10 15:37
Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqjen. Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 15:35
Top Channel/ Rama përgjigje shoqatave: Dialog pa asnjë kusht, por dënoni dhunën
19/10 15:34
Top Channel/ 302 të lënduar nga protestat. Në spital vijojnë trajtimin policë dhe protestues
19/10 15:25
Top Channel/ Pak minuta pushim për protestuesit, ulen në Parkun Rinia
19/10 15:08
Top Channel/ Vrau dy vëllezërit me armën dhe plagosi rëndë të tretin, pamje nga vendngjarja
19/10 14:54
Top Channel/ Koshat e djegur në mes të rrugës, policia “ndjek” nga pas protestuesit
19/10 14:41
Top Channel/ Xhama të thyer dhe kaos pas sulmit nga protestuesit në Apel, policia në gatishmëri
19/10 14:31
Top Channel/ Vrasja në Kamzë, ky është autori që vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin
19/10 14:08
Top Channel/ Vrasja e dy vëllezërve në Kamzë, pamje nga vendi i ngjarjes, policia dhe forcat…
19/10 14:00
Top News – Protestë qytetare në Korçë, të rinjtë marshojnë pa tensione
19/10 13:44
Top News – Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë rrugëve të qytetit
19/10 13:43
Top News – Bilanci i protestës. 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 në spital
19/10 13:31