13% më pak aksidente janë shënuar gjatë këtij viti në kryeqytet. Krahas parandalimit të ngjarjeve rrugore policia është orientuar edhe në ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin kodin rrugor. Numri më i madh i shkeljeve ka qenë për parkim të gabuar pasuar nga shkelje të tjera që shpesh bëhen shkak për aksidente. “Kryesisht ato kanë qenë për përdorimin e aparatit celular, mosrregullimin e shpejtësisë në zonat e banuara, përdorimin e lëndëve narkotike ose të alkoolit.“-shprehet Besmir Qibini, shef i komisariatit rrugor Tiranë.