Eksperti I proceseve zgjedhore Kristaq Kume thotë se mazhoranca dhe opozita nuk zbatuan ligjin për mandatin e Erion Veliajt. Sipas ekspertit, edhe një procedurë e re shkarkimi nuk do ta zgjidhte ngërçin, pasi nuk mund të mbahen zgjedhje të parakohshme gjashtë muaj përpara zgjedhjeve vendore. Zgjidhja, sipas tij, pritet nga Gjykata e Lartë.