Tifozët Kuq e Zi kanë organizuar një event ku të gjithë dashamirësit dhe mbështetësit e Kombëtares mund ta ndjekin live sfidën në sheshin “Italia”, pranë “Arenës Kombëtare”. Në pamjet e siguruara për Top Channel, shihet se tifozët shqiptarë e kanë kthyer në festë këtë mbrëmje me daulle e muzikë.