Një vit nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës, Tirana marshoi në formë solidarizimi për të drejtën e çdo qytetari për të qenë i lirë. Krahas dhjetëra qytetarëve shqiptarë, pjesë u bënë edhe ukrainasit që janë strehuar në vendin tonë. Ndonëse ata vet janë larg luftës, pasiguria për jetën e familjareve qe ndodhen ende në Ukrainë i shoqëron gjatë gjithë kohës.