Pas pesë orësh tensione e përplasje të forta te Ministria e Arsimit mes protestuesve dhe policisë, kaosi u zhvendos te Bashkia e Tiranës. Protestuesit thyen derën e bashkisë dhe hynë brenda institucionit. Pas Ministrisë së Arsimit, gurët dhe flakadanët iu drejtuan bashkisë, duke sjellë sërish reagimin e policisë. Të shtuar në numër, efektivët shpërndanë turmën me ujë e gaz lotsjellës.