Mos kthimi përgjigje ende nga kryeministria për pyetjet e ekspertëve u shfrytëzua nga anëtarët demokrat, për të ndërtuar debatin e radhës në komisionin hetimor parlamentar për pretendimet se është ndërhyrë në sistemin TIMS. Duke lexuar disa prej përgjigjeve të mbërritura kryetari komisionit Ervin Salianji tha se policia e ka tejkaluar afatin e dërgimit të informacionit, SPAK ka sjellë informacion ndërsa përgjigjen e Shërbimit Informativ Shtetëror e quajti një tallje.