Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjet e pretenduara në sistemin TIMS iu deshën më shumë se tre orë për të miratuar dëshmitarët e propozuar nga ekspertët. Debatet prodhuan dy ndërprerje të kërkuara nga anëtarët socialist të cilët më pas rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komision kryeministri Edi Rama dhe ish ministri punëve të brendshme Bledi Cuci.