Kjo ishte përgjigja e prerë e Edi Ramës në emër të shumicës qeverisëse për ata që protestojnë për të tretën javë me kërkesën e largimit të Edi Ramës dhe Sali Berishës nga skena politike. Kryeministri bëri një lexim të detajuar zanafillës të Revolucionit Flamingo dhe se përse u ndërkombëtarizua kaq shpejt.