Svetlana Timofeeva ka dalë sërish para gjykatës, e cila do të vendosë për pranimin ose jo të kërkesës së shtetit rus për ekstradimin e saj. Seanca për rusen e dyshuar për spiunazh zgjati rreth 2 orë dhe trupi gjykues mori disa ditë kohë për të dhënë vendimin. Trupi gjykues pritet të dalë në konkluzion përfundimtar në 4 prill.