Adresa e një grupi mafioz shqiptar që u kërkonte 14 mijë sterlina emigrantëve të parregullt për të bërë udhëtimin nga Spanja drejt Anglisë u mbyll këtë të mërkurë nga ana e kompanisë së TikTok. Në llogarinë e tyre, siç edhe e raportoi Top Channel, trafikantët shpërndanin pamje të ndryshme duke përdorur ikona dhe emoji kamionësh, tragetesh dhe atraksionit turistik London Eye, që ndodhet në buzë të lumit Tamiz, ndërsa theksonin se i gjithë udhëtimi ishte i sigurt. Rruga e re promovohej si më pak e rrezikshme dhe me më pak kontrolle.