Tifozët e Belgjikës e shpalosën në mënyrë brutale zemërimin e tyre në qendër të brukselit pas humbjes 2-0 ndaj marokut në kupën e botës. Policisë iu desh të përdorte gaz lotsjellës dhe ujë kundër tifozëve të cilët u shprëndanë masivisht në rrugët e qytetit. ata i vunë zjarrin të paktën një automjeti dhe qëlluan edhe me mjete të forta ndaj policisë Menjëherë policia urdhëroi mbylljen e disa linjave të transportit publik, ndërsa 100 prej efektivëve iu desh të shpërndanin tifozët e tërbuar. 12 prej tyre përfunduan në pranga