Kryesocialisti Edi Rama ka bërë sërish thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në qendrat e votimit. Ai e cilësoi këtë një detyrë qytetare dhe patriotike, ndërsa këshillon qytetarët të votojnë me qetësi pak durim. Rama: Jemi live nga komanda e përgjithshme, ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë të procesit dhe përfitoj nga rasti të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë, e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe ti që mund të votosh të mos mungosh, një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike, votoni, votoni me qetësi pak durim dhe bindjet tuaja votoni.