Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke e akuzuar atë për shtypje të kundërshtarëve politikë dhe mbështetje të organizatës palestineze Hamas. Në një deklaratë publike, Netanyahu e cilësoi Erdoganin si “personin e fundit që mund t’i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”. “Diktatori antisemit Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t’i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”, deklaroi kryeministri izraelit.