Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre me ndihmën e personelit mjekësor. Projektligji, i cili mbështetet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, u miratua me 305 vota pro dhe 199 kundër. Më pas do të shkojë në Senat, përpara një leximi të dytë në Asamblenë Kombëtare. Mbështetësit e tij shpresojnë se do të realizohet deri në vitin 2027.