Qeveria e Kosovës ka dalë me ofertë për shtetin serb për zgjidhjen e problemit me tabelat e veturave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media, ka bërë ofertë publike që të dy shtetet t’i heqin tabelat e përkohshme. Zëvendësimi i tabelave përveç në kufi është bërë nga policia edhe gjatë hasjes së tyre në qarkullim brenda vendit.