Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe të tjera, Fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’, ka festuar 10 vjetorin e krijimit të saj. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim. Rama u ndal te misioni i këtij fondacioni, ku falënderoi dhe uroi për jetëgjatësi të kësaj nisme drejtuesin e fondacionit, Arbër Hajdarit. Në nisje të fjalimit Rama kujtoi njohjen me Hajdarin, teksa tha se ai ka qenë pjesë e FRESH, ndërsa në mbyllja të fjalës së tij, iu drejtua duke i thënë se nëse do të futet në politikë, të bëhet gati dhe të mos habitet nëse gjysma e sallës sot, nuk do ta shihte dot me sy.