“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.