Top Channel/ ‘Thyhet’ pakti PD-PS për territorialen, opozita krijon kaos në Kuvend, shtyhet seanca
20/07/2026 19:38

Seanca plenare e Kuvendit u mbyll para përfundimit të rendit të ditës, pasi tensionet dhe bllokimi i foltores nga deputetët e opozitës pamundësuan zhvillimin normal të punimeve. Si pasojë, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk arriti të paraqesë raportin e institucionit që drejton. Kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, pas propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, vendosi shtyrjen e pikave të mbetura për mbledhjen e së enjtes, duke argumentuar se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet nën presion. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pati deklaruar se seanca mund të vijonte duke anashkaluar raportimin e Shabanit dhe vijuar me titullarët e tjerë të institucioneve, propozim që nuk u pranua. “Është e vërtetë që rendin e ditës e bën kryetari, por nuk mund të vendosim pas shtatë orësh ta ndryshojmë nën presionin e zënies së foltores. Ky precedent nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh kuvendin kur nuk të pëlqen një drejtues institucioni. Nuk e vendosim ne nëse ai është i ligjshëm apo jo, e vendos gjykata dhe ju shumë mirë keni bërë që e keni çuar atje. Nuk ka asnjë vendim pezullimi, do të shqyrtohet në shtator dhe derisa të ketë një vendim, këto janë vetëm mendime personale të një grupi të caktuar. Rendi i ditës nuk ndryshohet gjatë ditës. Unë e marr si të bazuar në rregullore mbylljen e seancës dhe shtyrjen e pikave të mbetura në seancën e radhës. E hedh për votim. Kuvendin po e mbani ju peng, duke zënë foltoren dhe duke penguar raportimin e Avokatit të Popullit. 76 pro, 25 kundër, miratohet propozimi i shtyrjes, shihemi të enjten. Mbyllet seanca”, u shpreh Peleshi.

Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05