Top Channel/ Thyhet armëpushimi Izrael-Liban, Hezbollahu lëshon raketa, kundërpërgjiet IDF
25/04/2026 19:42

Izraeli sulmon Libanin, pavarësisht armëpushimit tre-javor mes palëve, duke vrarë 15 luftëtarë të Hezbollahut. Sulmet erdhën pas pretendimeve se edhe Hezbollahu ka lëshuar raketa ndaj izraelitëve. Në një deklaratë në mediat sociale, ushtria izraelite tha se tre anëtarë të Hezbollahut “që udhëtonin në një furgon të armatosur” u vranë në Libanin jugor, pa dhënë një vendndodhje specifike. Po ashtu, ushtria tha se vrau një tjetër anëtar të Hezbollahut, “i cili po ngiste një motoçikletë” në jug të vendit, në atë që IDF-ja e përshkroi si “vija e përparme e mbrojtjes” (ose “vija e verdhë”), një zonë në territorin libanez në kufi me Izraelin, të cilën trupat e IDF e kanë pushtuar. Ushtria njoftoi se dy anëtarë të tjerë të Hezbollahut u vranë në një sulm ajror, duke pretenduar se ata “paraqisnin një kërcënim për forcat e IDF-së që vepronin në Libanin jugor”. Izraeli sulmoi pasi forcat e saj të mbrojtjes zbuluan dy raketa të lëshuara nga Libani Jugor, duke bërë që të ndizen sirenat e alarmit në tri qytete izraelite. “Pas alarmeve në tri qytetet e vendit, u zbuluan dy raketa të lëshuara nga Libani drejt territorit izraelit. Një raketë u shkatërrua me sukses dhe një tjetër ra në një zonë të hapur”, njoftoi IDF-ja, duke shtuar se nuk pati viktima, por ngjarja u përshkua si një “shkelje e hapur e marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollahu”. Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar ditët e fundit, duke sinjalizuar një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe duke kërcënuar të prishë armëpushimin që u zgjat nga Donald Trump të enjten.

Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44