227 shoferë janë gjobitur gjatë 48 orëve në Bypass-in e Vlorës. 54 shoferë janë gjobitur për parakalim të gabuar, 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit.