Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The thief”. Vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet/subjekte, pasi iu thyente xhamat, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi blinte nga 34-vjeçari materialet e vjedhura. Sekuestrohen disa nga materialet e vjedhura.