Familjet e Thumanës që u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë të premten u bënë me shtëpi të re. Lagjia e re e ringritur mbi gërmadha, do të strehojë 278 familje. Kryeministri Rama ishte sot në Thumanë, ku në një atmosferë festive familjeve përfituese iu dorëzuan çelësat e banesave të reja.