Me kërkesë të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin Gentian Çollaku, masë e cila është ekzekutuar ditën e sotme. Në njoftimin e SPAK thuhet se, oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit që kanë kryer hetime kanë dyshime se Çollaku bënte thirrje terroriste.