Top Channel/ Thikë dhe celular në çantën e rrobave. Kapet mat familja rumune në burgun e Pojskës
28/08/2026 13:34

Një tentativë për të futur sende të ndaluara në ambientet e burgut të Pojskës në Pogradec ka vënë në lëvizje policinë. Tre anëtarë të një familjeje meshtetësi rumune, babai, nëna dhe vëllai janë shoqëruar në komisariat, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të fusnin një thikë dhe një telefon celular në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë. Ngjarja u zbulua gjatë procedurave standarde të kontrollit përpara takimeve të familjarëve. Shtetasit e huaj kishin udhëtuar drejt këtij institucioni për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan një dënim penal për veprën e mashtrimit. Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të hollësishëm të çantave me rroba që prindërit dhe vëllai kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e sigurisë së burgut konstatuan sendet e fshehura në njërën prej tyre. Nga verifikimet e para në sistemin TIMS ka rezultuar se familja rumune kishte mbërritur në territorin e Shqipërisë vetëm dy ditë përpara se të kryente vizitën në burg. Tre familjarët u morën në pyetje nga hetuesit në prani të avokatit dhe të një përkthyesi për të sqaruar qëllimin e këtij veprimi. Ajo që mbetet ende e paqartë për grupin hetimor është arsyeja e futjes së një arme të ftohtë si thika në një burg të sigurisë për gra. Burime nga burgu i Pojskës bëjnë me dije se e dënuara rumune nuk njihet si person problematik brenda institucionit dhe nuk ka pasur konflikte apo përplasje me të dënuarat e tjera. Pas zbulimit të rastit, policia dhe gardianët ushtruan një kontroll të befasishëm edhe në qelinë ku qëndron e dënuara, por aty nuk u gjet asnjë send tjetër i paligjshëm. Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36