Ndërsa Thethi gumëzhin nga zërat e turistëve dhe rrugët mbushen me makina të huaja e çanta shpine, një tjetër sezon turistik ka nisur në një nga destinacionet më të dashura të veriut. Por krahas bukurisë që mbetet mahnitëse, problemet janë po ato të vjetrat. Mungesa e energjisë elektrike është ende “banorja” më e bezdisshme e Thethit.