Pagat e muajit gusht për gjyqtarët, prokurorët dhe administratat e institucioneve të drejtësisë janë bllokuar në Thesarin e Shtetit. Ky vendim vjen pas përcaktimit nga KLGJ dhe KLP të një page të re referuese për magjistratët, në mungesë të një formule të re të miratuar nga Kuvendi brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.