Top Channel/ Thellohen hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron një vilë në Palasë
09/09/2026 19:36

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar një vilë në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga autoritetet e drejtësisë për disa vepra penale. Vila e sekuestruar së fundi në Palasë ka një sipërfaqe 478 metra katrorë dhe dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga Balluku dhe përmes kontratave, që SPAK i konsideron fiktive. “Nga hetimi rezulton se e pandehura Belinda Balluku ka në pronësi faktike pasurinë e paluajtshme “Vila familjare”, në Palasë, Himarë, e cila ka rezultuar se është një pasuri e fshehur. Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, e pandehura Belinda Balluku ka kryer veprime fiktive nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes, datë 26.10.2020, në shumën 250,000 Euro, vlerë që përfshinte investimin deri në ndërtimin e pasurisë në fazën e karabinasë. Investimi është marrë përsipër dhe realizuar nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”. E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, në procedurën e prokurimit të sipërpërmendur, ka kërkuar dhe marrë nga shtetasi Arbër Abazi, vlerën e përfitimit të parregullt”. Më herët, SPAK sekuestroi një tjetër vilë prej 103 metra ketarorë në Dhërmi, që dyshohet se e zotëronte fshehurazi Belinda Balluku. Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është nën hetim nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’, ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’. Për Ballukun janë dhënë dy masa sigurie, ‘ndalim për të dalë jashtë vendit’ dhe ‘pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike’.

Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34