Top Channel/ The Economist: Shqipëria, një nga 10 performuesit më të mirë në Indeksin e Demokracisë
02/02/2023 19:30

Shqipëria është përmirësuar për të tretin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, duke u vlerësuar si një nga 10 performuesit më të mirë në vitin 2022, e publikuar nga revista e njohur The Economist. Raporti i The ekonomist për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n. Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71. Demokracinë më të ulët në rajon e ka Bosnjë-Hercegovina, në vendin e 97 ndërsa Kosova nuk përfshihet në këtë renditje. Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”. Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës. Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride. Në vitin 2022, rezultatin më të lartë Shqipëria e ka në treguesin e lirive civile me 7.35 pikë. Treguesi i dytë me pikëzimin më të lartë është procesi zgjedhor dhe pluralizimi 7 pikë, i ndjekur nga funksionimi i qeverisë 6.43 pike dhe kultura politike 6.25 pike. Treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë. Ndërkohë në raport theksohet se demokracia ne rang global ka shume pak përparim. Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve. Sipas raportit, pothuajse gjysma e botës jeton në një lloj demokracie, ndërsa më shumë se një e treta jeton nën sundim autoritar.

Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15
Top News – Sekuestrohen pronat e Suel Çelës në Itali. Mbi 7 mln euro ndërtesa, llogari e kompani
03/07 15:13
Top News- 63 dëshmitarë për ‘5D’/ Gjyqi ndaj ish drejtorëve të bashkisë Tiranë
03/07 15:03
Top News – Sokol Meqemeja merr tender nga Albpetrol. Dyshimet për konflikt interesi
03/07 13:11
Top News – A do t’u mungojë Parlamenti? Flasin deputetët që nuk u zgjodhën më 11 maj
03/07 13:08
Top Channel/ Ngjarja në Astir! Video e arrestimit të një prej autorëve, si tentoi t’i shpëtonte
03/07 13:06
Top News- Rrugorja aksion në të gjithë Tiranën/ 11 shoferë të arrestuar dhe proceduar në 72 orë
03/07 12:55