Thatësira, përmbytjet dhe konfliktet e armatosura kanë detyruar më shumë se një milion somalezë që të braktisin shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen drejt zonave që e vuajnë më pak këtë fenomen natyror. Sipas OKB, mbi 400 mijë njerëz u detyruan të largoheshin për shkak të përmbytjeve ndërsa mbi 300 mijë të tjerë nga thatësira që ka përfshirë këtë shtet të Afrikës.