Top Channel/ Thatësira kërcënon Evropën, alarm i kuq në kontinetit, i nxehti mbërrin në Ballkan
27/06/2026 19:44

Vala e të nxehtit, me temperatura të paregjistruara më parë për muajin qershor, vijon të godasë gjithë Evropën. Autoritetet në Itali ngritën alarmin për thatësira, pasi lumi më i gjatë i vendit ka filluar të thahet, duke goditur rëndë bujqësinë. Sipas autoriteteve italiane, lumi “Po” nuk ka rënë kurrë në nivele kaq të ulëta, duke shtuar frikën për një thatësirë shkatërruese gjatë muajit korrik. Brenda pak ditësh, lumi ka rënë nën 300 metra kub në sekondë, sipas agjencisë ndër-rajonale të lumenjve. Situata paraqitet alarmante edhe në Gjermani, ku është regjistruar një rekord i ri temperaturash sot, vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik Gjerman regjistroi 41.5 gradë Celsius në Dreëitz, në shtetin Saksoni-Anhalt, këtë pasdite, sipas AFP. Kjo thyen rekordin prej 41.3 gradë Celsius që u vendos vetëm një ditë më parë në Saarbrücken. Mbi 700 fluturime u vonuan dhe dhjetëra të tjera u anuluan në aeroportet e Londrës, për shkak të të nxehtit ekstrem. Autoritetet njoftuan se “për shkak të valës së të nxehtit u vendosën kufizime të përkohshme të trafikut ajror”. Për herë të parë, edhe Sllovakia theu rekordin e temperaturave ekstreme, që nuk ranë nën 26.3 gradë Celsius as gjatë natës. Ndërkohë, Rumania është vendi i fundit në kontinent që lëshoi alarmin e kuq, duke paralajmëruar se i gjithë vendi do të përballet me nxehtësi ekstreme nga e hëna në të mërkurë. Më herët, shumë vende të tjera të Evropës lëshuan alarmin e kuq, për shkak të temperaturave ekstreme. Në Spanjë u regjistruan qindra viktima, Franca po ashtu po përballet me temperatura mbi 40 gradë celsius. Republika Çeke, Hungaria, Moldavia ishin po ashtu në alarmin e kuq, me vendet e Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, që po përgatiten gjithashtu për ditë të vështira. Instituti Meteorologjik Danez ka raportuar një temperaturë prej 37 gradësh në veri të qytetit të Aarhusit të shtunën, më e larta e regjistruar që nga fillimi i matjeve në vitin 1874.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55