Në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të martën fjalën e mori në një deklaratë jo në betim edhe ish-presidenti Hashim Thaçi. Ai tha se beson në paqen, të vërtetën e drejtësinë dhe se është krejtësisht i pafajshëm. Dita e dytë e gjykimit ishte e rezervuar për mbrojtjen e të akuzuarve.