Në kuadër të Tetorit Rozë, muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, është zhvilluar një marshim sensibilizues me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të institucioneve në Lezhë. Marshimi nisi nga sheshi kryesor “Gjergj Kastrioti” për t’u përmbyllur në kalanë historike të këtij qyteti. Ky marshim synon rritjen e sensibilizimit në emër të jetës. Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Zoje Zefaj tha se aktiviteti fizik mbetet një ndër pikat kyçe të mbrojtjes kundër kancerit të gjirit.