Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Shkodër, ku pa nga afër mamografinë e re që është vendosur në spitalin e qytetit. Ajo apelon gratë të kryejnë vizitat, që këtë muaj janë pa pagesë, pasi “diagnostikimi i hershëm për kancerin e gjirit të shpëton jetën”, ndërsa shprehet e kënaqur se tashmë të të gjitha spitalet rajonale janë të pajisura me mamografi.