Muaji tetor përkon me lindjen e Homerit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës, ndaj ndryshe njihet edhe si “tetori fishtjan” në nder të tij. Frano Kulli, njohës dhe studiues i veprës së Fishtës, rrëfen lidhjen e tij të veçantë me Lezhën. Ai tregon se satira që Fishta përdorte në veprat e tij ishte unike dhe mbetet një element që e dallon nga çdo autor tjetër.