Top Channel/ Tetë letrat për Berishën/SPAK dhe policia u përpoq ta lajmërojë për vendimet e gjykatës
20/11/2023 19:38

Në kutinë postare të Sali Berishës pranë Kuvendit flenë tetë shkresa zyrtare të dërguara nga Policia e Shtetit dhe Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Që prej nisjes së hetimit për ish kompleksin Partizani, oficerët e policisë në pamundësi të një takimi me Berishën më datë 22 tetor në selinë e PD-së e më 23 tetor në shtëpinë te rruga Mustafa Matohiti, kanë vazhduar shkresërisht njoftimin e të hetuarit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i ka dërguar 4 kërkesa njëra pas tjetrës deputetit Sali Berisha nëpërmjet Kuvendit nga data 23 tetor deri më 27 tetor në Kuvend. Top Channel ka siguruar dosjen e letrave të Berishës në Kuvend që janë kthyer nga ai me shënimin refuzuar. Në letrën e parë të policies referuar vendimit të SPAK-ut të firmosur në 23tetor nga drejtori Muhamet Rrumbullaku, e cila ka mbërritur më 24 në Kuvend kërkohet venia në dijeni e Berishës për paraqitjen në gjykim në seancën e së martës së 24 tetorit në orën 14, ku ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë kryer në bashkëpunim. Me shtyrjen e seancës më datë 25 tetor, është pasuar po në atë ditë kërkesa e rradhës e SPAK-ut që i është përcjell Kuvendit përmes policisë që të njoftohet Berisha për të marr pjesë në gjyqin kundër tij. Një ditë më vonë, më datë 26 tetor Berishës i është depozituar në kryesi dëftesa e komunikimit ku gjyqtarja Irena Gjoka i shkruan se avokatët e caktuar prej tij janë larguar nga seanca e datës 25 tetor duke e lënë pa mbrojtje dhe e njeh me vendimin e gjykatës se ka caktuar dy avokatë falas; teksa e fton të paraqitet personalisht në seancë. Më datë 27 Berishës i është komunikuar shkresërisht urdhëri i prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dhe vendimi i shpallur nga gjyqtarja Irena Gjoka, për vazhdëmisinë e masës së detyrim paraqitjes në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10 dhe ndalimi i tij me bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë Shqipërisë. Më tej gjatë muajit nëntor, jo përmes drejtorisë së policisë, por vetë SPAK-u ka depozituar në Kuvend,së pari më 10 nëntor aktin për shtetasin Sali Berisha për ta njoftuar që duhet marr në pyetje si person nën hetim. Më 14 nëntor përsëritet kërkesa nga Spaku. Dhe deri në këto momente, letra e fundit për ishkryeministrin drejtuar në vendin e tij të punës në Kuvend, është më datë 15 nëntor. Në këtë shkresë është gjyqtarja Iliriana Olldashi i është përgjigjur ankimimit të dhëndrit të Berishës Jamarbër Malltezit dhe vetë atij kundër vendimeve të SPAKUT, ku shkruan se “Gjykata ju bën me dije se mosparaqitja juaj e pajustifikuar në seancë gjyqësore nuk përbën shkak pengues për vazhdimin e gjykimit edhe në mungesën tuaj, duke vijuar në prezencë të mbrojtësit të zgjedhur posacërisht nga ju apo me mbrojtës të caktuar nga gjykata. Pavarësisht listës me shkresa në emër të Sali Berishës nga organet e drejtësisë, ai nuk i ka pranuar ato as në adresë të selisë së PD-së, as në shtëpinë ku jeton dhe as në vendin e punës.

Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve dhe ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Hashash mes pyllit në Koman. Katër të arrestuar dhe 57 kilogram drogë e sekuestruar
30/10 15:33
Top News – ‘Nuk rrisim taksat, i shpërndajmë ato’. Malaj mbron paketën fiskale, Braçe në një linjë
30/10 15:31
Top Channel/ Ndahet nga jeta Bashkim Zeneli. Shuhet ish-deputeti dhe diplomati i njohur
30/10 15:29
Top Channel/ Lamtumirë akademikut Luan Omari. Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare
30/10 15:27
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin. Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 15:17
Top Channel/ Shqetësim për paraburgimin e Veliajt. Zyrtari europian kërkon proces të drejtë
30/10 15:06
Top Channel/ Theu xhamat e Kushtetueses. Arrestohet protestuesi 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
30/10 15:04
Top Top Channel/ BE dënon dhunën në protesta. Ambasadorja: Institucionet të dëgjojnë qytetarët
30/10 15:02