7000 nxënës të moshës 15 vjeçare do t’i nënshtrohen vlerësimit në kuadër të testit PISA. Nxënësit e shkollave fillore këtë do ta bëjnë në periudhën 25 prill – 20 maj të këtij viti. Ministria e Arsimit thotë që kanë filluar përgatitjet nëpër shkollat në Kosovë. Sipas Nagavcit, ky është momenti i fundit për ndryshim në sistemin arsimor.