Top Channel/ Tesla prodhon makina prej një viti në Gjermani, një lajm i mirë dhe një i keq
07/03/2023 19:18

Tesla po punon me vrull në Gjermani, por ka hequr dorë nga prodhimi i plotë i baterive në këtë vend. Shkak janë bërë lehtësimet tatimore në SHBA. Së pari lajmi i mire është se prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 persona në fabrikën në Berlin. Tesla bëri të ditur në Tëitter se aktualisht atje po prodhon 4.000 makina në javë – që do të thotë rreth 200.000 në vit. Tesla i ka vënë vetes synim të prodhojë gjysmë milioni makina në vit dhe të ketë rreth 12.000 punonjës. kjo markë është duke prodhuar makina elektrike në Gjermani që nga marsi i vitit 2022. Lajmi i mirë është se Tesla ka nisur edhe prodhimin e komponentëve të baterive në Gjermani. Pronari i Tesla, Elon Musk, tha se kjo do të jetë fabrika më e madhe e baterive në botë. Por tani vjen lajmi i keq: Tesla me sa duket ka braktisur planet për të prodhuar bateri të plota në Gjermani. Kompania ka vendosur të tërhiqet dhe këtë pjesë të prodhimeve, për shkak të lehtësimeve, ta kalojë në Shtetet e Bashkuara. “Fokusi i prodhimit të baterive të Tesla është aktualisht në SHBA për shkak të kushteve më të mira fiskale. Tesla fillimisht kishte planifikuar të prodhonte të gjitha bateritë në Brandenburg por duket se tani ka ndryshuar strategji. Ministria e Ekonomisë e Brandenburgut tha për aq sa ishte ajo në dijeni, ndryshimi i kursit nuk do të ndikojë në numrin e vendeve të punës. Pamjet: AFP

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35