Top Channel/ Terror për banorët në Ukrainë! Rusia bombardon një spital ukrainas, shënohen viktima
28/09/2024 22:47

Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë së paku nëntë njerëz dhe duke i plagosur 12 të tjerë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”. Ai shkroi në X se ekipet ukrainase të shpëtimit “janë duke bërë gjithçka për t’u ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve tanë”. Ministri i Brendshëm ukrainas fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor. “Si pasojë e sulmit të parë, një person u vra dhe disa kate të spitalit u shkatërruan”, tha ai në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i evakuonin pacientët nga spitali, Rusia kreu edhe një sulm tjetër. Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 69 nga 73 dronët e lëshuar nga Rusia në rajonet ukrainase në mëngjesin e 28 shtatorit. Rusia gjithashtu lëshoi dy raketa balistike dhe dy raketa lundruese në Ukrainë, thanë Forca Ajrore, duke shtuar se dy raketat e lundrimit u rrëzuan. Administrata ushtarake e Kievi tha se 15 dronë rusë u rrëzuan në periferi të kryeqytetit ukrainas. Vala e re e sulmeve ruse ndodhi një ditë pasi presidenti Zelensky u takua me kandidatin republikan për president dhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në mes të tensioneve mbi atë që kritikët e quajnë qëndrimin prorus të ish-presidentit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20