Reforma territoriale do t, u vijë në dobi të gjitha bashkive sepse do të forcojë financat publike , të pushtetit vendor , dhe do të sjellë më shumë investime dhe shërbime për qytetarët. Kështu është shprehur në prononcimin për mediat Ministri i Financave Petrit Malaj. Ndërkohë drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku ka pohuar se qytetarët prekën pikat kyçe të reformës, teksa theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjashta bashkitë të ruhen.