Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare, ndërsa komuniteti më i madh mbetet ai grek me 23.485 banorë. Këto të dhëna janë pjesë e raportit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, të hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe të paraqitur në Kuvend nga deputetët socialistë.