Qindra qytetarë të Prrenjasit u mblodhën në një protestë për të kundërshtuar bashkimin me bashkinë e Librazhdit. Me flamuj kombëtar dhe pa parrulla partie, banorët e Prrenjasit renditën arsyet ekonomike e kulturore pse meritojnë të mos humbasin identitetin e tyre. Pavarësisht se nuk valëvitën flamuj partie qytetarët e Prrenjasit i kërkuan llogari dhe mbështetje deputetëve që kanë votuar dhe duhet ti përfaqësojnë. Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Prrenjasit reagoi në rrjetet e tij sociale duke vlerësuar qytetarinë e banorëve të tij, dhe duke shprehur bindjen se zëri i tyre do të dëgjohet në çdo proces. Në të njëjtën linjë reaguan edhe deputetët Bora Muzhaqi e Olsi Komici.