Në vetëm 48 orë, 3500 qytetarë të Prrenjasit kanë firmosur peticionin që kundërshton bashkimin me bashkinë e Librazhdit në kuadër të Reformës Territoriale. Por duket se Prrenjasi nuk është qyteti i vetëm që kundërshton Territorialen. Qytetarët e Devollit shumë më heret se Prrenjasi e kanë depozituar peticionin e tyre me firmosje masive që kërkon të mbeten bashki më vete.