Kundërshtimet për Reformën Territoriale në shumë qytete janë shoqëruar me idenë e zhvillimit të referendumeve vendore. Por sa i vështirë është organizimi i një referendumi vendor, kur Shqipëria nuk regjistron në historinë e saj asnjë të ngjashëm. Profesori i së drejtës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Robert Gajda, në një intervistë për korrespondenten e Top Channel Bruna Kërçyku, sqaron procedurën. “Përsa i përket kuadrit ligjor që neve kemi lidhur me referendumet, ai paraqet disa mangësi edhe pse përpiqet të jetë rregullator. Ai kryesisht merret me referendumet e përgjithshme, por parashikon dhe rregulla për referendumet vendore.