Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u mblodh më 5 tetor 2026, ku në rendin e ditës ishte diskutimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Gjatë mbledhjes u zhvillua shqyrtimi i projektligjit, i cili u diskutua dhe u miratua nen për nen, si dhe në tërësi nga anëtarët e komisionit.